Flash News

KRYESORE

Video/ Çiftet prej vërteti që ia kaluan "çiftit artistik" Gaga-Cooper

Nuk janë bërë ende 48 orë të plota nga publikimi i këngës "Suckers" nga Jonas Brothers, një këngë shumë ritmike e cila është pritur mjaft mirë nga fansat. Ky nuk ishte vetëm një ribashkim o vëllezërve Jonas por një rikthim zyrtar i tyre.

Sapo kënga është publikuar ka patur një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur e para në iTunes dhe video numër 1 në Youtube. Dhe ka rreth 22 milionë klikime deri tani (që jemi shumë të sigurte që kjo shifër do ndryshojë pas 10 minutash e në vazhdim.

Në klipin e këngës janë protagonist tre partneret e tre vëllezërve, të cilat i kanë dhënë ende më shumë një "lezet" këngës. "Sucker" e Jonas Brothers ia kaloi dhe këngës "Shallow" të Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper, duke i kaluar në rwnditje e duke marrë kryesimin në iTunes.

Kujtojmë se kimia mes Bradley Cooper dhe Lady Gaga-s bëri për vete shumë njerëz në gjithë botën dhe kënga e tyre është ndër më të dëgjuarat e momentit. Por mesa duket, çiftet prej vërteti  "jonas" ua kaluan çiftit artistik Gaga-Cooper.

Të fundit