Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Cili është suksesi i Encës, zëri apo (zh)veshja?

Enca Haxhia është një ndër këngëtaret shqiptare, e cila në moshë shumë të re ngjiti majat e karrierës. Ajo njihet dhe si “Mbretëresha e Instagramit” në Shqipëri. Pas një periudhe të gjatë heshtje, ditën e djeshme Enca publikoi këngën e saj më të re “Dua”, e cila arriti mijëra klikime brenda orëve.

Në klipin “Dua”, Enca shfaqet shumë ‘hot’, me veshjen e saj sensuale në shtrat me një model. Edhe kënga në thelb përman tradhëtinë bashkëshortore dhe pasojat në vijë prej saj.

Teksa hedhim një vështrim në klipet e Encës, vëmë re që provokimet e saj nëpërmjet ekspozimit të hireve, janë kudo. Siç duket, suskesi i Encës nuk varten vetëm nga zëri por edhe nga ekspozimi i saj.

Ndonëse Enca është kritikuar shpeshherë për zhveshjet e shpeshta, ato nuk e kanë penguar Encën që të vazhdojë rrugën e saj.

 

 

Të fundit