Flash News

KRYESORE

Video: City fiton me polemika e VAR, De Bruyne shkëlqen ndaj Sheffield

Video: City fiton me polemika e VAR, De Bruyne shkëlqen ndaj Sheffield

Manchester City ka fituar 2-0 kundër Sheffield United. Sfida nuk ishte e lehtë për kampionët, pasi vinin pas humbjes 3-2 kundër Wolves. "Qytetarët" e mbyllën pjesën e parë me polemika të forta. Miqtë shënuan me anë të Mousset, por VAR-i e anuloi për pak centimetra. 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 0-0.

Pjesa e dytë gjeti ekipin e Guardiolës në sulm që zhbllokoi rezultatin shpejt. Aguero dërgoi topin në rrjetë në të 53' pas pasimit të De Bruyne. Ishte ky i fundit që i vuri kapak sfidës për 2-0. Belgu mori një top të mirë nga Mahrez dhe lëshoi një silurë që u ndal vetëm nga rrjeta. Portieri kundërshtar u detyrua të nxirrte topin nga rrjeta në të 83'.

Djemtë e Guardiolës ndodhen në vendin e 3-të me 41 pikë. Një më pak se Leicester dhe 14 më pak se Liverpooli. Mbrojtja e titullit duket utopike për kampionët në fuqi të Premier Leagues.

Të fundit