Flash News

KRYESORE

Video/ Çollaku: Skandal në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Video/ Çollaku: Skandal në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Kreu i këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku, ka denoncuar heqjen e fjalës së opozitës gjatë mbledhjes ku po diskutohej për ndihmën ekonomike.

“Sapo si kryetar i grupit këshilltarëve demokrate mora fjalën për të mbështetje dhe kërkuar informacion për rendin e ditës dhe procedurat e përgatitjes se materialeve, kryetari socialist i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi, në një shpërthim nervash të ezauruara, ndërpreu dhunshëm fjalën e kryetarit të grupit opozitës.

Marrëzia shkoi me tej. Pa miratuar rendin e ditës nxitoi të hedh në votim vendimet e propozuara”, shkruan Çollaku në rrjetin social Facebook teksa ka postuar edhe një video nga mbledhja e sotme.

Postimi i plotë i Kreshnik Çollakut

Nje skandal ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak ne Tirane. 

Tema qe do te shqyrtohej ishte ndihma familjeve ne nevoje. 

Grupi i keshilltareve demokrate vajten ne mbledhje me vullnetin e plote per ta votuar pro ndihmen ekonomike. Grupi i keshilltareve demokrate dhe opozita ishte e vendosur te zhvillonte nje debat konstruktiv duke kerkuar informacion dhe vene theksin te kriteret se si kjo ndihme do te shperndahej,per te shmangur selektivitetin politik e klientelist me perzgjedhjen e familjeve ne nevoje. 

Sapo si kryetar i grupit keshilltareve demokrate mora fjalen per te mbeshtetje dhe kerkuar informacion per rendin e dites dhe procedurat e pergatitjes se materialeve,kryetari socialist i Keshillit Bashkiak Aldrin Dalipi,ne nje shperthim nervash te ezauruara,nderpreu dhunshem fjalen e kryetarit te grupit opozites. 

Marrezia shkoi me tej. Pa miratuar rendin e dites nxitoi te hedhe ne votim vendimet e propozuara. 

Nje rast skandaloz abuziv me te drejten e fjales se opozites qe e ka burimin te klima manipulative dhe instalimi i nje sistemi korruptiv me Qeverisjen e Tiranes.

Opozita do te marre vendimet saj lidhur me kete situate harbute e abuzive ne Keshillin Bashkiak Tirane dhe ne Qeverisjen e Tiranes.

(Me poshte ne video nje pjese e skandalit te sotem ne Keshillin Bashkiak Tirane)

 

 

 

 

Të fundit