Flash News

KRYESORE

Video/ Conte tërbohet me Piquen: Vdiq, vdiq!

Video/ Conte tërbohet me Piquen: Vdiq, vdiq!

Interi humbi ndaj Barcelonës me rezultatin 2-1 në Camp Nou. Zikaltrit e nisën mirë sfidën, pasi shënuan me Lutaro Martinezin që në minutën e 3', por furia e Barçës nisi në pjesën e dytë.

Suarez riktheu rezultatin me dy gola të shpejtë, ndërsa lojtarët "Blaugranas" menjëherë nisën taktikën e tyre të fitimit të minutave. Mbrojtësi Gerard Pique u shtri në fushë nga një ndërhyrje e sulmuesit Martinez, ndërsa trajneri Antonio Conte nuk përmbajti dot nervat.

Ai iu kthye gjyqtarit të katërt: "Vdiq, vdiq!". Trajneri nuk u besoi syve, pasi veprimi i shtatlartit të Barcelonës ishte shumë i tepruar.

https://twitter.com/paonepie/status/1179503121850159112?s=20

Të fundit