Flash News

KRYESORE

Video/Cristiano Ronaldo nis epokën e re, zhvillon stërvitjen e parë me Juventusin

Video/Cristiano Ronaldo nis epokën e re, zhvillon stërvitjen e

Cristiano Ronaldo, fill pas pushimeve ka nisi zyrtarisht sot aventurën me skuadrën e tij të re, Juventusin, ku ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore.

Sulmuesi është shfaqur në “Jmedical”, ku u takua me një pjesë të futbollistëve bardhezinj, si Betancour, Douglas Costa, Cuadrado, Dybala e Higuain, të gjithë lojtarë që ishin pjesëmarrës edhe në Botërorin e Rusisë, duke iu nënshtruar testeve rutinë përpara stërvitjes.

Ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës ndodhet në ShBA për turneun veror, Ronaldo dhe të tjerët po punojnë në Torino.

Futbollistët e “zonjës së vjetër” të drejtuar nga asistenti i Allegrit, Aldo Dolcetti, zhvilluan paraditen e sotme seancën e parë stërvitore, kryesisht vrap dhe ushtrime të tjera fizike.

https://twitter.com/twitter/statuses/1024210964084924416

Të fundit