Flash News

KRYESORE

Video/ Çuçi dhe Kumbaro bëjnë pazar, Tërmet Peçi paguan

Video/ Çuçi dhe Kumbaro bëjnë pazar, Tërmet

Ditën e djeshme në Tepelenë u bë çelja e sezonit verior dhe pjesë e organizimeve të zhvilluara ishin edhe deputetët socialist të qarkut të Gjirokastrës, Bledi Çuçi dhe ministrja, Mirela Kumbaro. Në një nga videot e shpërndara nga bashkia e Tepelenës në rrjetin social Facebook, shfaqen Çuçi, Kumbaro dhe kryebashkiaku Tërmet Peçi teksa vizitojnë Panairin e Kulinarisë.

Një prej tregtarëve, i cili në stendën e tij ekspozonte bimë medicinale, duket se tërhoqi më tepër vëmendjen e përfaqësuesve socialist. Siç shihet edhe në video, Çuçi dhe Kumbaro shfaqin interes për bimët medicinale ndërsa tregtari ‘i vënë në siklet’ shprehet se do t’ju bënte një ‘dhoro’ ministres dhe deputetit. Teksa Çuçi dhe Kumbaro po zgjidhnin ‘dhuratën’, shfaqet Tërmet Peçi duke i futur poshtë këmishës një kartmonedhë tregtarit.

Të fundit