Flash News

KRYESORE

Video/ Dalin pamjet e aksidentit të George Clooney, momenti kur aktori ‘fluturon’ në ajër nga përplasja me motor

Video/ Dalin pamjet e aksidentit të George Clooney, momenti kur aktori

Ditën e djeshme, aktori i famshëm hollivudian është përfshirë në një aksident automobilistik në Itali.

Një automjet në Sardenja të Italisë ka përplasur motorin që po ngiste aktori i famshëm, në Costa Corallina.

Mediat italiane kanë publikuar së fundmi edhe pamjet nga momenti kur aktori ‘fluturon’ në ajër nga përplasja me motor.

Përplasja me makinën ka qenë e fortë, por falë kaskës së mbante në kokë ka shpëtuar për mrekulli.

Pas mjekimit që mori në spitalin “John Paul II”, ai është larguar për në shtëpi, por do të jetë nën mbikqyrje të mjekëve.

Mësohet se Clooney ndodhej në Sardenjë për të drejtuar një mini-seriali televiziv të quajtur Catch 22.

Të fundit