Flash News

KRYESORE

VIDEO: Dalin pamjet, Ronaldo dhe Dybala kritikojnë mesfushën e Juves

VIDEO: Dalin pamjet, Ronaldo dhe Dybala kritikojnë mesfushën e Juves
Humbja befasuese në Champions League kundër Lyon-it ka nxjerrë në pah problemet aktuale të Juventusit. Bardhezinjtë kanë luajtur ndeshjen më të dobët sezonale kundër francezëve. Me përjashtim të 15 minutave të fundit, Cristiano Ronaldo me shokë nuk arritën të bënin presionin në fushën kundështare. Duket sikur skuadra nuk përshtatet dot me skemat e trajnerit Sarri. Së fundmi po qarkullon një video në rrjetet sociale, ku Ronaldo i ankohet shokut të tij Paulo Dybala. "Mesfushorët nuk po na mbështesin fare". Argjentinasi e mbështet atë duke thënë se nuk po e merrte topin asnjëri. "Po, madje as topin e dytë", shton më tej Ronaldo.

Të fundit