Flash News

KRYESORE

Video/ Dalja e fundit televizive e Çukos: Këto ditë do ketë arrestime!

Video/ Dalja e fundit televizive e Çukos: Këto ditë do

“Këto ditë do ketë të tjera arrestime”, këto ishin fjalët e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Çuko, duke iu referuar arrestimit të 5 personave që menaxhonin laboratorin e heroinës në Has.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV të premten e kaluar, Çuko vlerësoi edhe punën e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për të cilin u shpreh se ka 1 vit që punon për arrestimet që po bëhen dhe që do të kryhen në ditët e ardhshme.

“Operacioni është me përmasa të mëdha. Bashkëpunimi me shërbimet partnere tregon besueshmërinë e policisë. Unë besoj se në laboratorin e Hasit janë të përfshirë jo 5 por të tjerë këtu dhe jashtë që do arrestohen ditët e ardhme. Ka edhe turk me sa di unë”;

“ Policia ka nën kontroll territorin, sepse përndryshe ky laborator do të ishte në Tiranë, Durrës, Vlorë apo Elbasan. Ata e kanë çuar atje sepse Hasi është afër Kosovës. Lumi i trafiqeve të mëdha nuk kalon nga Shqipëria. Ne jemi një ‘rrëke’ e vogël“;

Si për ironi të fatit, Çuko u arrestua të dielën në mbrëmje pasi kishte përfituar një makinë dhe 2500 euro për transferimin e Olsi Karagjozit, i cili dyshohet se është një vrasës me pagesë.

https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/314261305826373/

Të fundit