Flash News

KRYESORE

Video: De Ligt dhe Buffon dënojnë Juventusin, Sassuolo i jep shansin e artë Interit

Video: De Ligt dhe Buffon dënojnë Juventusin, Sassuolo i jep shansin e

Juventusi u ndal në barazim 2-2 ndaj Sassuolos. Kampionët u japin mundësi Interit që të ngjiten në krye të Seria A në rast se fitojnë sot.

Ndeshja nisi mirë për vendasit, në minutën e 20-të ishte Leonardo Bonucci, i cili shënoi mjaft mirë, por avantazhi nuk zgjati aspak. Sassuolo reagoi menjëherë.

Boga shënoi një gol fantastik në minutën e 23-të. Boga mposhti mjaft mirë legjendën Buffon. Pjesa e dytë gjeti Sassuolon në sulm dhe u shpërblyen. Gafë e pafalshme e De Ligt që i fali topin kundërshtarit, ndërsa Buffon nuk ndali një goditje të lehtë, me Caputon që çon shifrat në 1-2.

Dybala futet në fushë dhe në minutën e 67-të fiton një penallti, që u kthye në gol nga Cristiano Ronaldo. Në fund u mbyll 2-2, me Sassuolon që i jep një shans të artë Interit për të marrë kreun.

https://streamable.com/sqr18

Të fundit