Flash News

KRYESORE

Video/ Debatet për audio-përgjimin, flet Arian Çani: I besoj versionit të Partisë Demokratike

Video/ Debatet për audio-përgjimin, flet Arian Çani:  I besoj

I ftuar në emisionin ‘Provokacija’ të analistit Mustafa Nano, gazetari Arian Çani ka komentuar zhvillimet e fundit të ‘çështjes Babale’, ku mazhoranca pretendon se është sajesë, ndërsa Partia Demokratike insiston në autenticitetin e audio-përgjimit.

Drejtuesi i emisionit ‘Zonë e Lirë’ la të kuptohet se i beson versionit të Partisë Demokratike,  e cila pretendon se Albert Veliu ka biseduar në telefon me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm, dhe jo me Fredi Alizotin.

“[Rama] më mirë të pranonte që ai tipi që foli në telefon ishte vëllai i Xhafajt. Popullin e merrni për budallenj ju? Njerëzit e panë që ai, Agroni, Geroni shkoi të nesërmen në burg; pse nuk shkoi tre ditë para? Njerëzve si do ua mbushësh mendjen? Do iu thuash është koincidencë? Pra, ai tipi iku direkt sa doli audio-përgjimi, madje me urgjencë”, pohoi ai.

Sakaq, Çani shtoi se Prokuroria e Përgjitshme është në kuotat më të ulta të besueshmërisë së saj, referuar edhe mënyrës se si u zgjodh nga mazhoranca drejtuesja e saj, Arta Marku.

Deklaratën e gazetarit e gjeni duke filluar nga minuta 25-45:

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1081&v=ipkWAP_CqCw

Të fundit