Flash News

KRYESORE

Video/ Dekani i Juridikut kërkon ambiente alternative për procesin mësimor: Kemi presion t’ju bëhet e mundur

Video/ Dekani i Juridikut kërkon ambiente alternative për procesin

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha ka kërkuar ambiente të tjera alternative për zhvillimin e procesit mësimor, për studentët që nuk janë pjesë e protestës dhe bojkotit.

Në një prononcim për mediat, Hoxha tha se ka kërkuar masa të tilla pasi ka një presion që ky fakt të bëhet i mundur.

“Shumica e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë duan të bëjnë mësim. Ne kemi një fluks të madh të tyre dhe një presion që t’ju bëhet e mundur që të zhvillohet procesi mësimor sipas programit të miratuar.

Për studentët kërkojmë të gjejmë ambiente alternative për mësim, që sa vjen e bëhet më i vështirë për tu bërë i plotë. Sot kemi komunikuar me drejtuesit e UT, rektori nuk na është përgjigjur, por pasi kam komunikuar me ministrinë e Arsimit po shikojmë mundësinë për të na vënë ambiente të tjera në dispozicion”, u shpreh dekani.

Të fundit