Flash News

KRYESORE

Video/ Delfinët marrin të gjithë vëmendjen në brigjet e Karaburunit

Video/ Delfinët marrin të gjithë vëmendjen në brigjet e

Një tufë delfinësh kanë marrë vëmendjen e turistëve të cilët po shëtisnin me një varkë përgjatë brigjeve të Karaburunit. Delfinët i janë afruar mjetit lundrues dhe kanë nisur që të hidhen në ajër, duke krijuar një spektakël që rrallë se shihet.

Ata notuan në krah të varkës duke u dhuruar pasagjerëve këtë pamje të jashtëzakonshme, e cila gjithashtu edhe u filmua.

Vetë kryeministri Edi Rama e postoi videon e delfinëve në profilin e tij në rrjetin social duke shkruar: “Mirëmëngjesi dhe me spektaklin e pazakontë që këta delfinë kanë dhuruar dje në brigjet e Karaburunit, ju uroj një muaj sa më të mbarë!”

Të fundit