Flash News

KRYESORE

Video/ Demaskimi i propagandës së Erjon Veliajt

Video/ Demaskimi i propagandës së Erjon Veliajt

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ironizon projektet e bashkisë së Tiranës, sa i takon premtimeve për kopshtin zoologjik.

Ndërsa publikon fakte dhe video nga gjendja aktuale e kopshtit zoologjik dhe abuzimeve me fondet, Zhupa thekson se kryebashkiaku Veliaj gjatë gjithë mandatit të tij ka bërë premtime boshe dhe nuk është zbatuar asnjë projekt i “shitur” në media.

“ Përralla me kafshët ka treguar Veliaj por realiteti është që kafshët nuk po jetojnë as si kafshë.

Premtim i madh elektoral, i përsëritur gjatë daljeve televizive se kopshti zoologjik do ndryshonte dhe do kthehej në një atraksion për Tiranën por edhe në habitat normal për të jetuar kafshët. Brenda dy viteve të mandatit të tij do bashkohej me parkun botanik, do sillte edhe kafshë te tjera dhe nami do bëhej. Në fakt asgjë nuk është kështu, kjo ishte përralla, ose propaganda e radhës.

Miliona merr Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit por të vetmin ndryshim që ka bëre është që Kopshtin Zoologjik nuk e quan si të tille por e quan dhe e prezanton si ZooPark. Duke i bere emrin anglisht i zgjidhem të gjitha hallet!

Vizituam kopshtin zoologjik dhe gjendja është katastrofe. Kafshë në gjendje të sëmurë, shpend në gjendje të plagosur sepse nuk jetojnë në një kafaz të përshtatur për ta, mungon ushqimi dhe uji i bollshëm. Ushqimi me buke të mykur nuk është i përshtatshëm për kafshët. Nuk ka asnjë të dhëne shpjeguese për kafshët që supozohet të vizitojnë qytetaret dhe turistet e Tiranës . Agjencia thotë që kopshti zoologjik ka 30 lloje specie por ato nuk i gjeje në kopshtin zoologjik. Video tregon mashtrimet e Veliajt dhe gjendjen e mjerueshme të kafshëve.

I bëj thirrje organizatave ndërkombëtare në mbrojtje të kafshëve të reagojnë për këtë gjendje”, thekson Zhupa.

Të fundit