Flash News

KRYESORE

Video/ Denoncimi i Bashës për mikun e plagosur të prokurorit: Ushtari i ‘Xhuxhit’, ka bërë kërdinë në zgjedhje

Video/ Denoncimi i Bashës për mikun e plagosur të prokurorit:

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar publikisht Land Muharremin, mikun e prokurorit Arjan Ndoj të cilët u plagosën në atentatin e djeshëm në mbikalimin e Shkozetit.

Më 28 tetor të 2018-ës, ai tha gjatë një takimi elektoral, se “Rrumi”, siç njihej Muharremi në zonë punonte për llogari të PS-së e për bandat e tjera të Durrësit dhe Shijakut, që kishte ushtruar presion dhe në zonën e Sukthit me Vangjush Dakon për votat e Edi Ramës

“Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut.

Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë. I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vota e krimit dhe jo e qytetarëve, është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin.” ishte denoncimi i kreut të PD-së.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/11/WhatsApp-Video-2019-11-02-at-16.52.04.mp4"][/video]

Të fundit