Flash News

KRYESORE

Video/ Denoncimi: Militantët e Erion Veliajt dhunojnë gazetarin e ‘Tv Klan’

Një incident ka ndodhur gjatë dëgjesës së zhvilluar nga kryetari i Bashksiës ë Tiranës, Erion Veliaj.

Në një video të publikuar nga ‘Nisma Thurje’, shihet disa persona të cilët tentojnë të nxjerrin nga salla gazetarin e emisionit ‘Stop’ në Tv Klan, edhe pse thuhet se dëgjesa ishte publike.

“Renaldo Bregu, qytetar i devotshëm dhe gazetar i tv Klan, u godit sot nga militantë të €rion Veliajt sepse dëshironte të merrte pjesë në "dëgjesën publike" me banorët e kombinatit.

Renaldo nuk e dinte se në fakt "dëgjesa" ishte private dhe aty nuk lejoheshin njerëz pa teser partie. Ndaj edhe u dhunua.

Kujtoheni këtë skenë kur të shihni nesër kronikat e montuara me monologjet e €rionit”, shkruan ‘Nisa Thurje’.

 

 

Të fundit