Flash News

KRYESORE

Video/ Dje përqafonte Bashën, sot i del në krah Ramës, reperi edhe kundër rrymës së tij

Video/ Dje përqafonte Bashën, sot i del në krah Ramës,

Qëndrimi i tij është komentuar gjatë në rrjetet sociale, pasi ndryshe nga shumica e muzikantëve të tjerë ka dalë në krah të Ramës, i cili i fton studentët për dialog.

Këta të fundit, sqarojmë se janë shprehur të prerë se për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, për të cilat po protestojnë prej dy javësh nuk ka dialog e negociata, por vetëm plotësim kushtesh.

Reperi Noizy është një nga VIP-at që ka dalë në krah të Ramës dhe u ka sugjeruar në rrjetet sociale të rinjve që të dialogojnë me kryeministrin.

“Me vjen sinqerisht keq per te gjithe ata studente te shkrete qe me verte i duan keto ndryshime pa ndikimin e politikes. Pa marre parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerzit qe ju peshperisin mbas veshi. Te pakten kjo qeveri nuk po ju vret mes protestes dhe te mos mbaj asnje njeri pergjegjesi. Me sinqeritet ju dua dhe do jem me ju deri në fund, Por jo kshu, duhet me ul e me e mbyll me fitore per studentët, jo me sherr per parti! Ju kam”, shkruan këngëtari në ‘Instagram’.

Reperi kundër studentëve dhe rrymës së tij

Nëse deri dje shfaqej në publik shumë i afërt me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot reperi mbështet një tjetër kauzë, atë të kryeministrit i cili nuk pranon të plotësojë kërkesat e studentëve, edhe pse këta të fundit protestojnë prej dy javësh për tarifa të larta dhe kushtet në konvikte.

Por, jo vetëm kundër studentëve, por Noizy me këtë qëndrim del edhe kundër rrymës që ai përfaqëson, rep-it.

Siç edhe dihet, rep-i është kulturë e Hip-Hop-it, një rrymë me karakter urban që ka lindur në rrugë si një lëvizje ndaj situatave shtypëse të sistemit në pushtet. Megjithatë, duket se reperi e ka harruar këtë parim.

Të fundit