Flash News

KRYESORE

Video: Dortmund tregon forcën, Gjasula shënon golin e parë në humbje

Video: Dortmund tregon forcën, Gjasula shënon golin e parë

Borusia e Dortmundit ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Hertha Berlinit, pavarësisht se u la në baltë nga Hummels që doli me të kuqe.

Sancho shënoi në të 15-tën dhe u rikthye me gol për gjermanët. Dy minuta më vonë ishte Thorgan Hazard, me belgun që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim perfekt të Hakimit.

Hertha e Jurgen Klismann nuk u dorëzua dhe në minutën e 34-të u kthye në lojë me golin e Daridës. Dortmund rezistoi deri në fund, duke treguar një provë të vërtetë force dhe duke marrë një fitore të rëndësishme.

Leipzig mori një fitore 2-3 në transfertë ndaj Paderborn të Klaus Gjasulës. Mesfushori shqiptar ishte protagonist kryesor. Ai gaboi në golin e dytë të Leipzig, ndërsa shënoi po golin e dytë për ekipin e tij.

 

Të fundit