Flash News

KRYESORE

Video: Dortmundi me manita, Bayerni nuk fal Mainzin

Video: Dortmundi me manita, Bayerni nuk fal Mainzin

Bayern sot fitoi 3-1 ndaj Mainzit, duke u ngjitur përkohësisht në vend të parë. Lewandowski, Muller dhe Thiago shënuan brenda 18 minutave në pjesën e parë, teksa St Juste shënoi golin e nderit për ekipin vendas në minutën e 45-të. Goli i spanjollit ishte spektakolar.

Dortmundi, ndërkohë, po kalon një formë fantastike dhe shënoi sërish pesë gola. E treta ndeshje radhazi që verdhezinjtë fitojnë me “manita” falë golave të Sanchos, Reus, Witsel dhe Haaland. Norvegjezi vijon të surprizojë dhe sot realizoi dy herë, duke u ngjitur në kuotën e 7 golave në tre ndeshje të zhvilluara me ekipin e ri.

Festë për Hoffenheim dhe Augsburg, që mposhtën në fushën e tyre 2-1 Bayer Leverkusen dhe Werder Bremen. Ekipi i Milot Rashicës ka harruar të fitojë dhe renditet në vend të parafundit. Pa fitues u mbyll sfida Fortuna Dusseldorf-Eintracht Frankfurt.

Të fundit