Flash News

KRYESORE

Video/Dridhje të pazakonta dore, a ka diçka që s’shkon me shëndetin e kryeministrit?

Video/Dridhje të pazakonta dore, a ka diçka që s’shkon me

Paraditen e sotme, në homazhet që u zhvilluar tek Varrezat e Dëshmorëve, në nder të atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryeministri Rama u shfaq në një gjendje jo të rehatshme gjatë gjithë ceremonisë.

Ajo që u vu re nga kamerat e mediave, ishte dridhja e dorës së tij të majtë, gjë që ka bërë të dyshohet se kryeministri mund të ketë problem me shëndetin.

Gjatë ceremonisë Rama shihet duke e masazhuar parakrahun në mënyrë që të qetësojë problemin me dorën.

Kujtojmë se kreu i qeverisë ka treguar se vuan nga problemet me shtyllën kurrizore, të cilat i janë shpeshtuar kohët e fundit.

Në videon e mëposhtme dallohet momenti i fiksuar nga kamerat ku kryeministrit Rama i dridhet dora.

https://youtu.be/SOrXDeZoiOg

Të fundit