Flash News

KRYESORE

Video/ Drogë në "BMW X5", arrestohen tre të rinj në Sarandë

Video/ Drogë në "BMW X5", arrestohen tre të rinj

Policia e Sarandës sekuestron një sasi prej 23 kg lëndësh narkotike në një mjet tip "BMW X5". Në pranga ra drejtuesi i mjetit, si dhe persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës.

“Pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip "BMW X5", drejtuar nga shtetasi E. K., (bagazh) u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva me peshë totale prej 32 kilogramë.

Narkotikët e Sarandës kanë bërë arrestimin e 3 shtetasve të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me ngjarjen:

    1. Ç., 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë.
    2. P., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje).
    3. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMV X5)”, sqaron policia.

Të fundit