“Video duke konsumuar drogë”, një vit më parë kryebashkiakut të PS i plagosën vëllanë, i arrestuan djalin me kanabis

Sot, në media qarkulluan imazhe që sipas gazetari Artan Hoxha i përkasin një kryebashkiaku duke konsumuar lëndë narkotike dhe siç duket nga pamjet, e gjithë ngjarja ka ndodhur në një ambient publik.

Më pas, Partia Demokratike doli në një deklaratë për mediat dhe akuzon kreun e bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla se është pjesë e këtyre imazheve që po qarkullojnë në rrjetet sociale prej mëngjesit.

Emri i kryebashkiakut është përfolur edhe më herët, pasi në tetor të vitit të shkuar u arrestua në Tiranë djali i tij, Enio Alla 19 vjeç pasu u kap gjatë një kontrolli me një sasi prej 5.2 gr. lëndë e dyshuar narkotike.

Po ashtu, një muaj para kësaj ngjarje, në shtator i vëllai i kryebashkiakut Vangjel Alla u plagos me armë zjarri në ambientet e një lokali në Bulqizë. Pas ngjarjes, policia arrestoi dy persona.

PD: Ky është kryebashkiaku i PS i filmuar duke konsumuar kokainë

U kap me kokainë në makinë, arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës