Flash News

KRYESORE

Video e aksidentit/ Barriera shpëton jetën e nxënësve në Qafë-Thanë, dalin të tmerruar nga dritaret

Falë barrierës së vendosur në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në zonën e Qafë-Thanës, sot janë shpëtuar jetët e shumë të rinjve.

Autobusi me të cilin po udhëtonin gjimnazistët nga Roskoveci ka dalë nga rruga dhe një pjesë tij ka tejkaluar barrierën duke rrezikuar të përfundonte në greminë. Siç shihet nga video dhe fotot e siguruara nga Politiko.al, pjesa e pasme e mjetit ka ngecur në barrierë, çka ka shmangur tragjedinë.

Fatmirësisht asnjë nga të rinjtë nuk ka marrë dëmtime të rënda, por kryesisht vetëm disa gërvishtje. Ata ndodhen aktualisht në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Përplasja ka shkaktuar panik brenda në autobus dhe të rinjtë kanë dalë nga dritaret për shkak se mjeti ndodhej buzë greminës.

Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.11.2018, rreth orës 17:00, në Qaf Thanë, Autobuzi me targe AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, ku në këtë autobuz udhëtonin nxënës të një shkolle të Rroskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit te mjetit ka dale nga rruga ku per pasojë u lënduan lehtë shtetasit : L. V., 17 vjeçe, E.D. 15 vjeç, N. H. 17 vjeçe, .B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D.V., 17 vjeç, M.V., të cilët pas kontrollit mjeksor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Të fundit