Flash News

KRYESORE

Video/ E bija shtatë muajshe e thirr “mama”, fituesja e Grammy s’mban dot lotët

Këngëtarja Cardi B rrëmbeu çmimin Grammy, ku u vlerësua për “Albumin Rap më të mirë”. Por edhe më e bukur ka qenë surpriza që i ka bërë e bija në shtëpi.

Vajza e saj 7 muajshme Kulture i thirri për herë të parë mama. Duket se kjo e ka emocionuar shumë Cardi B, e cila nuk mbante dot lotët.

Reperja mbante ende veshjen e Grammy në videon që postoi në Twitter ku vajza e saj e thërriste 'mama'.

"Një javë pasi tha 'baba', Kulture po thotë mami. Gëzuar 7 mujorin e lindjes. Të duam shumë,"-shkroi Cardi.

Të fundit