Flash News

KRYESORE

Video e dhimbshme: Kundërshtari thyen këmbën, Son ia plas së qari

Video e dhimbshme: Kundërshtari thyen këmbën, Son ia plas së
Një gjë e rrallë dhe e frikshme ka ndodhur sot në ndeshjen Everton-Leicester City në Premier League. Mesfushori portugez Andre Gomes ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në këmbë në një duel gjatë takimit dhe, duke parë videot dhe fotot e para, duket se e ka thyer atë. Mesfushori i Tottenham-it, Son, ka qenë njëri ndër dy lojtarët i cili ka pasur konfrontim fizik me lojtarin e Evertonit. Ai nuk e ka përballuar dot pamjen që ka pasur para syve dhe ka plasur së qari, edhe pse e ka kundërshtar dhe jo shok skuadre. Këto janë vërtet momente të dhimbshme dhe prekëse! Urojmë që Gomes ta kalojë sa më shpejt këtë dëmtim kaq të rëndë.

Të fundit