Flash News

KRYESORE

Video/ E gjithë Policia e Shtetit, forcat speciale dhe garda për të ruajtur Ramën

Masa të rrepta u ndërmorën nga policia në aksin Korçë – Bilisht për të ruajtur kryeministrin e vendit, Edi Rama nga turma e protestuesve, e pakënaqur nga drejtimi që ai po i bën endit dhe kriza që e ka kapur atë.

Fotografitë e mëposhtme tregojnë për një numër të madh të forcave të policisë, atyre speciale dhe të gardës të angazhuara për të mbajtur të bllokuar protestuesit.

Të tjera video janë bërë publike nga momenti i tensionit mes palëve.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/protest-korce1.mp4"][/video]

Qytetarët në aksin rrugor Korçë-Bilisht, të mbledhur për të kundërshtuar fushatën e kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar largimin e tij nga qeveria, detyruan kreun e ekzekutivit që të ndryshonte drejtim.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/protest-salianji.mp4"][/video]

Kjo nga frika e Ramës për tu përballur dhe përplasur me indinjatën e qytetarëve.

Rama ka shfrytëzuar rrugën për nga Dardha për të hyrë në qytet.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-15-at-19.46.09.mp4"][/video]

Ndërkohë që në video tregohet edhe momenti kur policia dhunon një grua.

Të fundit