Flash News

KRYESORE

Video/ E merr gruaja; Presidenti i KE-së hap telefonin në mes të konferencës së rëndësishme

Video/ E merr gruaja; Presidenti i KE-së hap telefonin në mes të

Sjellja e presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Junker tani më nuk habit askënd. Në një samit të rëndësishëm në Egjipt, Junker ndërpreu në mes fjalimin, duke iu përgjigjur telefonatës së ardhur nga bashkëshortja e tij, Kristine.

Do të ndalem këtu sepse, telefoni im po bie. Ju kërkoj ndjesë”. Pasi tha disa fjalë në telefon, që nuk u kuptuan mirë, ai shtoi: “Ishte dyshuesja e zakonshme – gruaja. Do të përfundoj konferencën këtu, sepse ajo nuk ndalon”, u shpreh Junker.

Komentet e tij u pritën me të qeshura edhe nga përkthyesit zyrtarë të konferencës, që po bënin përkthimin e tij nga frengjishtja në anglisht.

[video width="636" height="382" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/02/636x382_MP4_7609178901215690413.mp4"][/video]

 

Të fundit