Video e një tentative vrasje në Elbasan, gazetarja: Të njëjtën veshje kishte edhe vrasësi i avokatit

Në emisionin ‘Opinion’, gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një video, ku tregohet nje tentativë vrasje në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018, ndërsa autorët nuk janë zbuluar ende nga policia.

“Është një ngjarje e vitit 2018, lidhur me një plagosje në fakt. Automjeti vjen, ndalon këtu, besoj se e kanë dhe qytetarët e Elbasanit e ka dhe policia. Kjo është uniforma që përdorin vrasësit, ka kapuç të zi të ngritur tek pjesa e hundës. Pak a shumë të njëjtën veshje ka patur dhe ekzekutori i avokatit”, sqaroi gazetarja.

Sipas gazetares, vrasja nuk ka ndodhur pasi autorit mund t’i jetë bllokuar arma.

Tentativen për vrasje e gjeni duke filluar nga minuta 1-51: