Flash News

KRYESORE

Video/ E “sulmuan” shqiptarët, blogerja Alyne e cilëson vendin tonë diamant të Europës

Video/ E “sulmuan” shqiptarët, blogerja Alyne e cilëson

“Femrat shqiptare trajtohen si objekt seksi”, kështu deklaroi blogerja Alyne  në emisionin “Xing me Ermalin”, teksa u përlot. Pas këtij gjesti të saj, të shumtë ishin shqiptarët të cilët e konsideruan të dobët e delikate.

Mirëpo, më të shumtë ishin ata që e mbështetën. Mirëpo situata që kaloi nuk i ka ndryshuar mendjen Alynes , e cila e cilëson Shqipërinë si diamantin e Europës.

Në një video të shkurtër ajo përmbledh cilësitë e shqiptarëve e vlerat kulturore, natyrore e historike të vendit. Ndërsa bashkë me presidentin Ilir Meta e konsiderojnë Shqipërinë “diamant i Europës”

Teksa ka shpëqrndarë videon në Facebook, Meta shkruan: “Falenderim të veçantë për video-blogeren e famshme Alyne për promovimin e shkëlqyer të bukurive përrallore të Shqipërisë, diamantin e Europës, siç edhe ajo e quan.🇦🇱 @dearalyne NasDaily”.

Video:

Të fundit