Flash News

KRYESORE

Video/ Eleminohen kampionët e Europës; Cavani thyen Ronaldon dhe vijon ëndrrën për Botërorin

Video/ Eleminohen kampionët e Europës; Cavani thyen Ronaldon dhe vijon

Kampionia e Europës, Portugalia është eliminuar nga Kupa e Botës në fazën 1/8, pas humbjes ndaj Uruguajit. Amerikano-jugorët kaluan të parët në avantazh me Edison Cavanin që në minutën e 7. Një goditje me kokë brenda zonës së Portugalisë u shndërrua në gol nga sulmuesi i PSG-së, i cili nuk mund të gabonte nga ajo distancë. Aksioni ishte në bashkëpunim me Luis Suarez, i cili i dhuroi shokut të ekipit mundësinë e artë për të shënuar.

Suarez – Cavani fantastikë, Uruguai në epërsi on Vidnews.

Portugalia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë duke barazuar shifrat në minutën e 55. Ishte Pepe autori i golit për portugezët, i cili riktheu disi qetësinë për ekipin e tij.

pepe gol on Vidnews.

Por vetëm shtatë minuta ka zgjatur qetësia te portugezët, pasi Uruguaji është kundërpërgjigjur me shpejtësi dhe Cavani kaloi ekipin e tij sërish në avantazh në minutën e 62.

Pavarësisht përpjekje të Cristiano Ronaldos dhe shokëve të ekipit, ylli i Real Madrid ashtu si Lionel Messi, do e ndjekë nga shtëpia pjesën e mbetur të këtij Botërori.

Pas Francës, Uruguaji është skuadra e dytë çerekfinaliste e Kupës së Botës.

kavani goli i dyte on Vidnews.

Të fundit