Flash News

KRYESORE

Video/ Elvana Gjata publikon më në fund klipin ndërkombëtar

Video/ Elvana Gjata publikon më në fund klipin ndërkombëtar

Prej disa kohësh përflitej për depërtimin e saj në tregun ndërkombëtar dhe pa shumë zhurmë Elvana Gjata ka arritur të bashkëpunoje më njerëzit më të fuqishëm për momentin në prodhimin e muzikës ndërkombëtare.

“Forever is over” titullohet kënga e saj e parë për tregun ndërkombëtar.

Kënga është kompozuar nga një prej kompozitorëve më të mirë për momentin në Amerikë, Poo Bear, ndërsa producent është David Guetta, të cilin padyshim që e njohim të gjithë .

 Në klipin e realizuar në Spanjë Elvana vjen shumë ndryshe dhe komplet e tjetërsuar. Jo me muzikën pop në të cilën jemi mësuar ta dëgjojmë por kjo për arsyen sepse “Forever is over” i jep mundësinë Elvanës të dëgjohet në gjithë botën, dhe kjo këngë mund të jetë e klasifikueshme në chartet botërore.

Kompozitori i famshëm Poo Bear eshte shprehur për Elvanen:

"Elvana është padyshim një nga artistet më të talentuara dhe më të afta, me të cilat kam punuar ndonjëhereë në karrierën time! Kontrolli i saj vokal dhe shpirti, janë kombinuar me një zë që rezonon nëpër të gjitha frekuencat. Mezi pres që bota të dëgjojë "Forever is Over"

Të fundit