Flash News

KRYESORE

VIDEO: Ergys Kaçe jep asist, Larissa fiton me përmbysje

VIDEO: Ergys Kaçe jep asist, Larissa fiton me përmbysje

Ergys Kaçe sot ishte titullar në ndeshjen e AEL Larissa me OFI Crete. Mesfushori shqiptar ndihmoi skuadrën e tij që të merrte frenat e lojës me golin e tij pas avantazhit të dyfishtë që ndodhi pas vetëm 7 minutash lojë.

Lojtari kuqezi asistoi për golin e parë të Larissës në të 14’ me një krosim fantastik, teksa më pas skuadra e tij përmbysi rezultatin dhe fitoi 3-2. Asisti i tij erdhi me goditje dënimi, një gjë tashmë e zakontë për mesfushorin e kombëtares shqiptare.

Ndeshja pati tension, sepse presidenti i Larissës, Petros Papakonstantinou, kaloi vijat kufizuese të fushës dhe debatoi me gjyqtarët e takimit për dy golat e pësuar të skuadrës së tij. Ai u ndëshkua me të kuqe, por Larissa kap vendin e pestë, një vend i kënaqshëm për momentin.

Të fundit