Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Video/ Ermal Meta këndon në skenën e Eurovision, gjuha shqipe pjesë e performancës
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro kanë kënduar sot në skenën e Eurovision. Ermali dhe Fabrizio kanë qenë të ftuar në gjysmëfinalen e dytë, ndonëse Italia është kualifikuar direkt në finale, së bashku me Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Spanjën.
Përfaqësuesit e Italisë kanë përzgjedhur që pjesë të performancës së tyre të bëjnë edhe 15 gjuhë të ndryshme. Pjesë të tekstit të këngës “Non Mi Avete Fatto Niente” janë përkthyer në gjuhë të ndryshme dhe mes tyre ka qenë edhe gjuha shqipe.
Ermal Meta, Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira janë tre këngëtarët me origjinë shqiptare që do të përfaqësojnë në finalen e Eurovision, Italinë, Shqipërinë dhe Qirpon.