Flash News

KRYESORE

Video/ Familjen qe ne 40 vite e"përndjekin" lëkundjet e tërmetit

Video/ Familjen qe ne 40 vite e"përndjekin" lëkundjet e

Fshati Shkallë në Mazë të Durrësit gjendet vetëm 20 km larg epiqendrës së tërmetit që dridhi tokën në 26 nëntor. Një histori e dhimbshme, të cilët kanë humbur gjithçka, është ajo e Prend dhe Marie Djaloshit.

Prendi dhe Maria janë vendosur në këtë fshat 40 vite më parë, në vitin 1979 kanë ikur nga Shkodra për një jetë më të mirë. Për ironi, jeta e tyre është lidhur ngushtë me tërmetet. Maries i kujtohet shumë mirë se ditën kur hyri në këtë shtëpi, që sot iu ka shkatërruar, toka u dridh fort në Shkodrën e saj të dashur:

"Kemi hyrë me 15 prill në vitin 1979 kur ka rënë tërmeti i Shkodrës. Kaq kohë kemi jetu këtu. Edhe tërmeti kur ka rënë vjet, ka marrë ca krisje."

Maria tregon se para 7 vitesh ka humbur gocën, Mozën. Lëkundjet e tërmetit, kanë hedhur poshtë edhe fotografinë e vajzës që nuk jeton më dhe Maria e tregon këtë fakt me lot në sy.

Për momentin, çifti i të moshuarve jeton në një çadër pranë shtëpisë.

Shihni videon mëposhtë e realizuar nga gazetari Juxhin Mustafaraj për ABC News.

Të fundit