Video/ Faqja zyrtare e Euro 2020 publikon magjinë e Keidi Bares, e pësuan Griezmann dhe Lemar

Francë – Shqipëri nuk do të mbahet mend vetëm për 4 golat e pësuar dhe incidentin me himnin e Flamurit. Një moment i cili ka tërhequr vëmendjen e tifozëve evropianë janë edhe aftësitë e mesfushorit Keidi Bare në fushë.

Lojtari i Malaga-s në një shpërthim nga e majta, arriti t’i bënte ballë presionit të Antoinne Griezmann-it. madje me driblimet e tij e dehu yllin e Barcelonës, ndërkohë që gjatë aksionit u afrua edhe Lemar për t’i rrëmbyer topin. Por Bare ia kaloi topin në mes të këmbëve, duke rrëmbyer edhe duartrokitjet e publikut

Këtë zotësi të mesfushorit kuqezi e ka publikuar për ndjekësit e saj edhe faqja zyrtare e Euro 2020, duke vlerësuar shqiptarin.

Vetë Bare e vlerëson së tepërmi Griezmann-in, për të cilin thotë se e ka pasur mësues kur ishte pjesë e Atletico Madrid-it.

 

View this post on Instagram

 

🇦🇱 Keidi Bare 🔥🔥🔥 ⁣ ⁣ #EURO2020

A post shared by UEFA EURO 2020 (@euro2020) on