Flash News

KRYESORE

Video/ Fillon protesta e opozitës, zbardhet itinerari i marshimit

Video/ Fillon protesta e opozitës, zbardhet itinerari i marshimit

Ka filluar protesta e opozitës në Tiranë. Ashtu siç ishte planifikuar, marshimi i protestueve ka nisur nga sheshi ‘Skënderbej’ në qendër të kryeqytetit, për t’u drejtuar për te Kryeministria. Pas protestës që do të zhvillohet poshtë zyrës së Edi Ramës, qytetarët do të marshojnë për te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe më pas për te Parlamenti.

Protesta është tensionuar gjithnjë sa herë qytetarët janë afruar te godina e Parlamentit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Më pas, mësohet se protestuesit do të drejtohen për te Ministria e Brendshme, që drejtohet nga Sandër Lleshaj, për të kaluar më tej te Drejtoria e Policisë së Tiranës, aty ku mbahen shumë qytetarë që protestuan më 11 maj.

Sipas PD-së, simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.

Të fundit