Flash News

KRYESORE

Video: Fitore e çmendur në Angli! Leicester thyen rekord me 9 gola

Video: Fitore e çmendur në Angli! Leicester thyen rekord me 9 gola

Leicester fitoi 9-0 në transfertë ndaj Southmapton-it. Chilwell ka zhbllokuar ndeshjen pas 10 minutash, teksa situata është përkeqësuar për vendasit në minutën e 12-të, kur Bertrand është ndëshkuar me karton të kuq dhe ka lënë të tijtë me 10 lojtarë. Vardy&Co përfituan duke  realizuar katër gola të tjerë në pjesën e parë me Tielemans (17'), Perez (19', 39') dhe Vardy (45').

Lojtarët e Rodgers nuk janë mjaftuar me kaq, sepse në pjesën e dytë kanë shënuar edhe katër gola të tjerë. Perez ka kompletuar tripletën personale në minutën e 57-të, Vardy ka çuar shifrat në 7-0 në të 58-ën me golin e tij të dytë të takimit dhe Maddison ka fiksuar rezultatin të 8-in në minutën e 85-të para se Vardy të fiksonte rezultatin në 9-0 me një penallti në fundin e ndeshjes. Kjo ishte fitorja më e thellë jashtë fushe në histori.

Ky rezultat është më i thelli në histori për ndeshjet jashtë fushe, ndërsa nga krahu tjetër barazon rekordin e fitores më të thellë të historisë në kampionatin anglez.

Të fundit