Flash News

KRYESORE

Video/ Franca është fituesja e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’

Video/  Franca është fituesja e Kampionatit Botëror ‘Rusi

Është Franca fituesja e Kampionatit Botëror 'Rusi 2018', pas triumfit 4:2 ndaj Kroacisë në stadiumin 'Luzhniki' të Moskës.

Sa i takon ndeshjes, ekipi i Didier Deshamps kaloi në avantazh në minutën e 18-të, pas një autogoli të sulmuesit Mandzukiç, i cili në përpjekje për të larguar një top, shënoi në portën e tij, i cili ishte autogoli i parë në një finale të Kupës së Botës.

Avantazhi i 'gjelave' nuk zgjati më shumë se 10 minuta, pasi në të 28-ën, sulmuesi Perisiç, i cili ishte në dyshim për këtë sfidë barazoi rezultatin, pas një gjuajtje potente brenda zonës.

Lojtari i Interit ishte sërish protagonist për ekipin e tij, pasi në minutën e 37-të, preku topin me dorë brenda zonës dhe arbitri argjentinas Pitana, akordoi penallti, e cila u ekzekutua saktë nga Grizhman, duke i dhënë avantazhin skuadrës.

Në momentin që kroatët po reagonin, erdhi edhe goli i tretë për francezët. Ishte mesfushori i Manchester United, Pogba që në 59-të, pasi mori një pasim nga Grizhman jashtë zone, gjuajti duke befasuar disi portierin Subasiç.

Kroatët duket se u çorientuan nga goli dhe fillojnë të lënë hapësira në reportin defensiv. Ishte radhe e sulmuesit Mbape, i cili në të 65-ën realizoi një tjetër gol jashë zone duke hipotekuar fitoren e ekipit francez.

Kroatët përfituan nga një gafë e portierit të Totenhtamit, Loris, ku Mandzukiç ngushtoi shifrat në 4:2 në minutën e 69', por pa mundur të përmbysin rezultatin.

Formacionet:

Franca: Loris, Pavard, Varan, Umtit, Lukas, Kante, Pogba, Matuidi, Grizman, Mbape, Zhiru. Trajner: Dider Deshamp.

Kroacia: Subasiç,Vërsaliko, Lovren, Vida, Striniç, Brozoviç, Raktiç, Rebiç, Modriç, Perisiç, Manxukiç. Trajner: Zlatko Daliç.

1-0 Francë: Mandzukiç 18' (autogol)

[video width="1280" height="720" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/07/720-2.mp4"][/video]

1-1 Kroaci: Perisiç 28'

[video width="1280" height="720" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/07/12.mp4"][/video]

2-1 Francë: Grizhan 37' (penallti)

Penalltia e Grizman on Vidnews.

3-1 Francë: Pogba 59'

[video width="1280" height="720" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/07/720-3.mp4"][/video]

4-1 Francë: Pogra 65'

[video width="1280" height="720" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/07/popo.mp4"][/video]

4-2 Kroacia: Mandzukiç 69'

[video width="1280" height="720" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/07/loris.mp4"][/video]

Të fundit