Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Video/ Franca finalistja e parë e Botërorit, Belgjika humb shansin e artë
Në stadiumin ‘Saint-Petersburg’ ka përfunduar ndeshja e parë gjysmë-finale mes Francës dhe Belgjikës, e cila përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të 'gjelave'.
Pjesa e parë ishte e mbushur me emocione teksa protagonistë me pritjet ishin dy portierët: Hugo Loris i Francës dhe Tibout Cortua i Belgjikës.
Në minutën e 12-të, 'gardiani' Loris bëri një pritje shpëtimtare, duke larguar një top të gjuajtur nga mesfushori De Bruyne. [shih videon 1]
Francezët u kundërpërgjigjen me mbrojtësin Pavard 39-të, por portiere Kurtua u shfaqi edhe një herë reflekset e tij si portier. [shih videon 2]
Duhet të vinte minuta e 51-të, që francezët të kalonin në anantazh, pas një gjuajte me kokë të mbrojtësit të Barcelonës, Umtiti. [shih videon 3]
Belgët tentuat të barazonin me Hazard, De Bruyne dhe Lukaku por pa rezultat.
Ekipi i Deshamp do të ndeshjet në finalen e madhe të Botërorit me fituesin e takimin Angli – Kroaci, ndërsa Belgjika humbi një mundësi të mirë, pasi kishte në dispozicion një 'brez të artë' lojtarësh', ku pjesa më e madhe mund të mos jenë më pjesë e përfaqësueses në 'Katar 2022'.
Umtiti gol on Vidnews.