Flash News

KRYESORE

Video/ Ftesë për dialog Ramës dhe Bashës, Meta shkon në zyrë në 05.00 të mëngjesit

Video/ Ftesë për dialog Ramës dhe Bashës, Meta shkon në

Ndërsa kanë mbetur edhe tri ditë nga 30 qershori, dita kur mazhoranca është shprehur e vendosur t’u drejtohet kutive të votimit për zgjedhjet vendore, presidenti Ilir Meta duket se po bën edhe lëvizjen finale para kësaj dite.

Meta u ka drejtuar një ftesë për dialog të dy liderëve kryesor politik në vend.

Me kreun e PD, Lulzim Basha, Meta pritet të takohet sot në presidencë në orën 09.00 paradite, ndërsa kryeministri Rama e refuzoi ftesën me pretendimin se nuk ka kohë tashmë ne ditë fushate.

Kreu i Shteti i drejtoi ftesën me një letër kryeministrit lidhur me krizën aktuale, ndërsa binte në sy afati i përcaktuar, se ishte në dispozicion të tij nga ora 05.00 e mëngjesit deri në orën 13.00.

Sipas BalkanWeb, Meta e ka zbatuar me përpikmëri këtë afat dhe është paraqitur sot në zyrën e tij presidenciale që në orën 05.00 të mëngjesit, pikërisht ashtu siç kishte parashtruar edhe në letrën e tij që dje drejtuar Ramës.

Shikoni videon:

Të fundit