Flash News

KRYESORE

Video/ Gafa e Donald Trump gjatë lutjeve për viktimat nga sulmet në SHBA

Video/ Gafa e Donald Trump gjatë lutjeve për viktimat nga sulmet

Në një dalje nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti i Amerikës Donald Trump ka bërë lutjet për viktimat që ndërruan jetë në sulmin me armë në El Paso. Por gjatë fjalës bëri një gafë, duke ngatërruar emrin e vendit.

“Zoti i bekoftë të gjithë viktimat që ndërruan jetë në Toledo. Zoti i ruajtë dhe i mbroftë të gjithë ata nga Teksasi në Ohio. Zoti e bekoftë viktimat dhe familjet e tyre. Zoti e bekoftë Amerikën. Faleminderit shumë.”

Gazetari që ndodhej aty dëshmon se Presidenti Trump e lexoi fjalimin nga një teleprompter që kishte përballë.

Disa ditë më parë SHBA u tronditën nga disa sulme me armë njëra pas tjetrës, në Teksas dhe Ohio, ku humbën jetën 29 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Policia vijon hetimet për ngjarjet e rënda.

 

Të fundit