Flash News

KRYESORE

Video/ Gafa e Macron me gruan e kryeministrit të Australisë: Faleminderit gruas suaj të shijshme!

Video/ Gafa e Macron me gruan e kryeministrit të Australisë:

Një fjalim i kryeministrit të Francës, Emmanuel Macron në Sydnei të Australisë po bën xhiron e rrjetit, pasi mesa duket anglishtja e tij e ka lënë paksa në baltë.

I ndodhur në një udhëtim diplomatik, në të cilin është diskutuar tema e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit, presidenti zgjedh një fjalë të gabuar në anglisht për të falenderuar kryeministrin Malcolm Turnbull dhe bashkëshorten e tij duke u shprehur me frazën: “Faleminderit juve dhe gruas suaj të shijshme!”, duke iu referuar zonjës Lucy Turnbull, me termin “delicious”, që në anglisht përdoret ‘e shijshme’ për përshkrimin e ushqimeve).

Edhe pse anglishtja e Macron është vlerësuar si e përsosur dhe korrekte,  Macron në këtë fjalim zgjodhi fjalën që ai donte ppër ta përshkruan gruan e kryeministrit si të ‘mrekullueshme’, por jo në kuptimin që ai donte.

Të fundit