Flash News

KRYESORE

Video/ Gafa e profesores së PS-së, flet për k*rvar vuajtjesh

Video/ Gafa e profesores së PS-së, flet për k*rvar vuajtjesh

Pak kohë më parë, gafa e bërë nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në parlament, ku teksa fliste gërmëzoi fjalën ‘karshi’, u kthye në hit në rrjetet sociale.

Por pa kaluar shumë nga ky ‘lajm’ i Gjonajt, një tjetër përfaqësuese e Partisë Socialiste ka tërhequr vëmendjen sa i takon një fjale të përdorur gjatë fjalimit të mbajtur në një aktivitet të organizuar nga Kuvendi.

Bëhet fjalë për deputeten Vasilika Hysi, të cilën socialistët e quajnë ‘profesorja’ për shkak se ka qenë pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë.

Hysi ka shtrembëruar fjalën ‘kalvar’, duke e zëvendësuar atë me fjalën ‘k*rvar’.

Që ‘profesorja’ e di fjalën e saktë, këtë gjë askush nuk e vë në diskutim, por nuk dihet pse ka gabuar. Ndoshta kryeminstri, i cili i ka me merak shfaqjet në publik të deputetëve të tij, duhet të angazhohet sërish për një trajnim të dytë për të folurën në publik të përfaqësuesve socialistë.

 

Të fundit