Flash News

KRYESORE

VIDEO: Genoa mposht Milanin në ditën më të errët të Coronavirus-it në Itali

VIDEO: Genoa mposht Milanin në ditën më të errët

Milani duket se nuk është mirë psikologjikisht. Sikur të mos mjaftonte Coronavirus, që ka trembur krejt veriun e Italisë, skuadra kuqezi sot u mposht 2-1 nga Genoa në “San Siro”.

Stadiumi ishte i boshatisur dhe u duk sikur të ishte ndeshje miqësore. Golin e parë e shënoi Goran Pandev që në minutën e shtatë të lojës.Genoa shënoi më pas edhe një tjetër herë në pjesën e parë me lojtarin Cassata (41'). Golin e vetëm për “Djallin” e shënoi suedezi Ibrahimovic në minutën e 77-të.

Milani u përpoq të gjente golin e barazimit, por më kot. Asgjë nuk funksionoi dhe kjo madje acaroi tejmase stolin kuqezi. Ndërkohë, sfida Sampdoria – Hellas Verona u mbyll me fitoren 2-1 të vendësve, me dy gola të legjendës Quagliarella.

Të fundit