Flash News

KRYESORE

Video/ Gjimnastja thyen këmbët gjatë garës

Video/ Gjimnastja thyen këmbët gjatë garës

Garat sportive shpesh janë kthyer në tragjedi për pjesëmarrësit. Një gjimnaste nga Universiteti i Auburnit në SHBA theu këmbët në një hedhje që bëri javën e kaluar.

Samantha Cerio po kryente provën e saj të parë në kompeticionin rajonal në Baton Rouge të premten, kur me të prekur në tokë theu të dyja këmbët.

Cerio ulërinte nga dhimbjet ndërsa shikuesit u çuan në këmbë.

“Ishte shumë e vështirë ta shikoje”, tha trajneri i Auburnit, Jeff Graba për “Nola.com”.

Në një postim të mëvonshëm në Instagram, Cerio tha ajo ishte nata e saj e fundit si gjimnaste pas 18 vitesh stërvite. “Mund të mos ketë përfunduar siç e kam planifikuar, por kurrë asgjë nuk shkon siç ishte planifikuar”, tha ajo.

Të fundit