Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Video/ Gjyste Vula akuzon Rita Orën për vjedhje: Nuk ka marrë as leje
E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, Gjyste Vulaj ka treguar se vija melodike e valles së Shotës është ‘vjedhur’ nga bashkëshorti i saj.
Sapo Gjyste futet në studion e emisionit, Rudina e pyet Gjysten nëse e ndoqi koncertin e Rita Orës dhe Ermal Metës.
Dhe këngëtarja u përgjigj:
Tani për koncertin e Rita Orës s’dua të flas sepse ajo ka përdorur një insert të muzikës së Sokolit pa pyetur, por unë i uroj suksese. Është “vallja e Rugovës”. Atë version e ka bërë Sokoli para shumë-shumë vitesh, diku 15-16 vjet më parë. Si kolegë që jemi duhet të kishte pyetur, por gjithsesi Rita Ora na ka zbardh fytyrën. Megjithëse u pendova që e thashë se…
Pasi moderatorja e pyet Gjysten nëse ka provuar të kontaktojë Ritën dhe ta pyesë për këtë, këngëtarja i thotë:
Jo, jo. Tek e fundit është kënaqësi që Rita Ora merr një muzikë nga ne.