Flash News

KRYESORE

Video/ Godet me grusht vartësin e tij, policia ndalon Kryeinspektorin

Video/ Godet me grusht vartësin e tij, policia ndalon Kryeinspektorin

Policia ka ndaluar sot Kryeinspektorin pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës".

Sipas policisë ndalimi i tij u krye pasi një ditë më parë ka bërë kallëzim penal shtetasi E. B., 33 vjeç, banues Vlorë, me detyrë Inspektor i Mjedisit pranë Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, i cili ka kallëzuar penalisht shtetasin E. H. me detyrë Kryeinspektor pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, sepse ky i fundit ka goditur shtetasin E. B., gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës së tij.

Kryeinspektor E. H. ka ofenduar nëpërmjet telefonit vartësin e tij shtetasin E.B, me pretendimin se pse s'ka shkuar të vendosë një gjobë në një subjekt privat.

Më pas E.H., është konfliktuar fizikisht me vartësin e tij shtetasin E.B, duke e goditur me grushte me pretendimin se është vonuar në vendosjen e gjobës së subjektit privat.

PO ashtu bëhet me dije se policia ka ndaluar gjithashtu edhe shtetasin E. H., 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike dhe celularët, si dhe prova të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Të fundit