Flash News

KRYESORE

Video/ Goditet banda shqiptaro-polake e drogës në Spanjë, arrestohen 11 persona

Video/ Goditet banda shqiptaro-polake e drogës në Spanjë,

Policia e Spanjës goditi një bandë shqiptaro-polake që merrej me trafikun e lëndëve narkotike dhe vuri në pranga 11 persona. Qendra e organizatës ishte në Torremolinos, në provincën e Malaga-s. Banda trafikonte marijuanë, të cilën më pas e shpërndante në vende si Gjermania dhe Italia.

Përgjithësisht ata përdornin kamionë për të shpërndarë lëndën narkotike. Policia spanjolle ka informuar se gjatë hetimeve në një kamion u sekuestruan 94.5 kg marijuanë në muajin korrik. Gjatë operacionit u bënë gjashtë arrestime në Malaga dhe Almeria.

Më 17 tetor, agjentët sekuestruan një tjetër kamion me një sasi të madhe droge, e më pas zbuluan bazën ku u gjetën të fshehura edhe 271 kg marijuanë. Operacioni u krye në Alicante. Në total, policia spanjolle sekuestroi 436 kg marijuanë si edhe 246.510 euro të fituara nga shitja e drogës.

Të fundit