Flash News

KRYESORE

Video/ Gola dhe spektakël në ndeshjen Spanjë – Rusi

Video/ Gola dhe spektakël në ndeshjen Spanjë – Rusi

Po luhet pjesa e dytë e ndeshjes së 1/8-ave mes Spanjës dhe Rusisë, e cila vijon të jetë me shifrat e barabarta 1:1.

Iberikët kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të, pas një autogoli të mbrojtësit rus, Sergei Ignasheviç, i cili devijoi pa dashje një top në rrjetën e tij.

Të mbështetur nga tifozët e tyre, rusët nuk u dorëzuan dhe tentuan disa herë portën e mbrojtur nga De Gea derisa arritën të barazonin rezultatin në minutën e 41-të.

Mbrojtësi spanjoll, Pike preku topin me dorë brenda zonës dhe arbitri holandez Kuipers, akordoi një penallti, e cila u ekzekutua saktë nga sulmuesit i Zenitit, Dziuba.

Spanja: De Gea, Pike, Naço, Ramos, Alba, Buskets, Koke, Asensio, Isko, Diego Kosta, Silva. Trajner: Fernando Hierro.

Rusia: Akinfev, Fernandes, Kutepov, Ignasheviç, Kudriashov, Kuziaev, Zobnin, Golovin, Zhirkov, Samedov, Dziuba. Trajner: Stansilav Çerçesov

Spanjë: Iganasheviç 12′ (autogol)

Rusi: Dzuba 42′ 

Të fundit